Edhe një mësuese e humb betejën me koronavirusin

Koronavirusi i ka marrë jetën sot një tjetër mësuseje, e cila ishte e shtruar në spital, ku po trajtohej nga virusi i rrezikshëm, por nuk ia doli.

Lajmin e kanë bërë me dije kolegë të saj, duke postuar dhe dedikime prekëse në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur, mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj.

Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë! Lamtumirë e mira, e dhimsura, e shtrenjta jonë Leta!

Ti i’u përkushtove arsimit, modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.

Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.

Modeli i gruas, i nënës, i mësueses së mrekullueshme, plot pasion dhe përkushtim profesional.

Na ke prekur të gjithëve mësues, nxënës dhe prindër.

Do të na mungosh shumë e dashur…..Lamtumirë!”, shkruan një nga kolegët e saj.