Edhe një rast me coronavirus në Kamenicë

Nga mostrat e marra nga IKShP për testim, një grua 61 vjeçare ka rezultuar pozitiv me coronavirus në Kamenicë, ndërkaq që numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Qëndron Kastrati.

“Çështjen e virusit Korona duhet ta marrim me seriozitet. Jo të shkaktojmë panik, por të kujdesemi dhe t’i kushtojmë rëndësi higjienës, distancës sociale e të qëndruarit në shtëpi”, ka shkruar Kastrati./Mediafokus.info/