Edhe një shqiptar tjetër në krye të diplomacisë, kësaj here në Mali të Zi?
Ka gjasa që rajoni ynë ta ketë edhe shqiptarin e katërt në krye të diplomacisë, kësaj here Mali i Zi, ku përflitet emri i Dritan Abazoviqit, nga i cili varet koalicioni në këtë shtet.
Deri tani, shqiptarët ushëheqin ministritë e jastme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Dritan Abazoviç, mbartesi i listës “E zeza në të Bardhë”, do të jetë kreu i ri i diplomacisë malazeze.
Abazoviç do të marrë një pozitë të lartë ministrore në Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, të Zdravko Krivokapiç dhe do të jetë Minister i Punëve të Jashtme, njoftoi “Novosti”, duke iu referuar burimeve jozyrtare.
Në një farë mënyre, ky do të ishte një shpërblim për Abazoviçin dhe ekipin e tij për qëndrueshmëri pas zgjedhjeve, pavarësisht presionit të madh nga autoritetet dhe partitë shqiptare, por edhe individë, për të ndryshuar mendjen e tyre dhe për të mos hyrë në një koalicion nga dy listat e tjera të opozitës, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë “.

