Edhe shokët e klasës së parë i japin mbështetje Lutfi Hazirit: Garën e pesave ti e ke fituar gjithmonë

Lutfi Haziri, kandidat për kryetar Komune në Gjilan, ku garon për mandatin e pestë, ka marrë mbështetje të plotë edhe nga shokët dhe shoqet e klasës së parë fillore, të cilët vazhdojnë të ruajnë miqësinë për njëri-tjetrin edhe pas 45 vitesh.

“Garën e pesave ti e ke fituar që nga shkolla fillore. Edhe garën për mandatin e pestë e ke të fituar. Neve shokëve të klasës na ke mbrapa”.

“Ishin kujtime të ëmbla ato ditë të arta në bankat shkollore që ishim së bashku, i kujtojmë me plot mall dhe krenari. Suksese shoku ynë. Respekt për punën tuaj’.

“Si fëmijë e ndiqnim si shembull për shok të urtë, të zotin e të sjellshëm. Vazhdon të jetë shembull në udhëheqjen e qytetit me po atë urtësi e zotësi”, kanë shkruar disa nga shokët e klasës, Xhylije Ibrahimi, Nezir Beqiri, Rabije Xhelili Krasniqi, Rexhep Shala, Xhezair Haziri, Rexhep Marovci, Ilaz Krasniqi, Ramize Fazliu dhe të tjerë, duke e postuar edhe një foto të asaj kohe.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë deri tani në politikë që një klasë e tërë të rreshtohet pas shokut të saj pas 45 vitesh./Mediafokus.info/