Edhe sot 28 të vdekur me Covid në Kosovë
Kosova po kalon momente kritike sa i përket pandemisë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, brenda 24 orëve kanë vdekur 28 persona, derisa 920 mostra kanë rezultuar pozitive.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 24.484.

