Edhe sot do të mbretërojnë temperatura të larta

Edhe sot do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta. Pasdite mund të bie shi i dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Dje në Gjilan janë shënuar temperatura ekstreme. Edhe sot, temperaturat do të jenë pak a shumë të njëjta.