Edhe sot, vranët e me reshje shiu
Të reshura shiu përfshinë pjesë të madhe të vendit, orëve të mëngjesit dhe nga mesdita e ditës së mërkurë.
Pasdite pritet të pushojnë, e mund të paraqiten si rrebeshe lokale. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja, 3-9m/s.
Temperaturat minimale më të larta se sot, zbresin në 12C e 14C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 19C, njofton Prishtina Weather.
Periudha me të reshura shiu vazhdojnë përgjatë ditës së enjte dhe të premte, orëve të pasdites në formë rrebeshesh të shoqëruara me bubullima.
Ndonjë rrebesh paraqitet edhe ditën e shtunë, derisa nga dita e diel pritet përmirësim i kushteve meteorologjike, me më shumë kthjellime e diell.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, derisa të dielën shënojnë rritje në 22C e 23C.

