Edhe tre raste pozitive me COVID-19

Sot janë testuar 117 mostra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim nga Suhareka, një nga Hajvalia dhe një tjetër nga Leposaviq.

Sot është shëruar edhe një pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.

Sot nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Vrapçiq-Gjilan i gjinisë mashkull, 72 vjeç dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 23 mars 2020.

Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 31 mars 2020. Pacienti ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 8 shkurt – 9 prill 2020 janë testuar gjithsej 2.687 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultuan 227 raste me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 13 mars 2020, kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 9 prill 2020 gjithsej 227 raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Në IKSHPK përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.028 kontakte të rasteve./mediafokus.info