Edhe vetura “vret” si arma nëse nuk e përdorë sipas rregullave
Një aksident ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës ku një person deri sa po voziste veturën nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër, e më pas edhe viktimën e cila ishte këmbësore.
Nga ky aksident janë lënduar tre persona dhe janë dërguar në QKUK, ku njëra nga ta nuk ka arritur të iu bëj ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
“Fsh. Astrazub, Malishevë 24.07.2024, 07:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar, më pas godet viktimën femër kosovare këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy viktimat, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

