Edi Rama publikon foton e Papa Françeskut duke bërë shqiponjën

Shqipëria luajti mbrëmë në stadiumin “Dyseldorf Arena” sfidën vendimtare ndaj Spanjës, ku pësoi humbje dhe përmbylli rrugëtimin e Kampionatit Evropian 2024 që po mbahen në Gjermani.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak minuta para nisjes së ndeshjes, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto të Papa Françeskut, i cili shihet se bën me duar shqiponjën, simbol ky që është përdorur shpesh si mbështetje dhe kurajoje për kombëtarën shqiptare.