Edita Tahiri: Presidenti Thaçi ka gabuar me idenë e korrigjimit të kufijve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk mendon që një marrëveshje mes dy vendeve do të mundet të arrihet së shpejti, përcjellë express.

Ajo thotë se Kosova nuk është e përgatitur për fazën finale sepse nuk ka unitet politik e as kombëtar rreth platformës së dialogut.

Ajo përsërit se nuk duhet të ketë prekje kufijsh meqë një gjë e tillë e destabilizon Ballkanin.

Ish-ministrja për dialog, ka thënë se Kosova duhet të flas me një zë në dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas saj uniteti I brendshëm është i domosdoshëm.

Ndër të tjera, ajo thotë se nevojitet ndërmjetësim euro-amerikan, duke shtuar se Amerika është aleati i parë dhe kryesor i Kosovës, por që edhe Evropa ka rëndësinë e saj.

Ajo thotë se duhet të mbyllet përfundimisht çfarëdo deklarimi për prekje të kufijve.

Kjo, sipas saj, përveç tjerash ka dëmtuar Kosovën edhe në procesin e ç`njohjeve.

Ajo përsërit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka gabuar në me idenë e korrigjimit të kufijve.

Sipas Tahirit, vetëm një Ballkan i barabartë mund të sjellë paqe dhe stabilitet.