Edita Tahiri: Vendim anti-amerikan i Qeverisë Kurti

Ish-shefja e grupit negociator, Edita Tahiri, e ka quajtur Qeverinë Kurti si antiamerikane, duke nënvizuar se vendimi për gazsjellësin është i rrezikshëm për interesat e Kosovës.

“Nuk eshte befasues vendimi anti-amerikan i qeverise aktuale per gazjellesine. Anti-amerikanizmi i VV dhe liderit te saj eshte manifestuar vazhdimisht. Ky eshte nje zhvillim i rrezikshem per interesat gjeostrategjike te Kosoves, te cilat duhet te jene ne linje me perendimin dhe pro-amerikane. Pyetja eshte se per kend punon VV dhe Qeveria Kurti” shkruan Edita Tahiri në reagim.