‘Eeee vakt o vakt, po kujtime t’mira kemi ne kalldrëmxhinjtë e Gilanit’

Artisti Lulzim Behxheti po vazhdon t’i rikthejë në kujtesën e gjilanasve disa fytyra emblematike, që si personazhe të veçanta të kohës, kanë lënë gjurmë në kalldrëmat e këtij qyteti.

Njëri prej tyre ka qenë Sabit Karaxha, të cilin Behxheti e ka portretizuar me laps e me fjalë në një mënyrë unike.

“Ne qe e kemi njofte, e kemi thirre Sabit Karaxha. Edhe pse mu kurrë s’mu ka duk se asht ma i nxim se ne te tjeret.

Nje gjë e di sigurt. Se Sabiti padyshim ka qene figura qendrore e underground-it te Gilanit. Ka qene i veçant. E kam pas kojshi te hymjes. Jemi rrite bashkë, ka qene mbrojtesi i mahalles.

Futboll nime kurrë s’ka dijt me lujt, mirëpo topat na i sigurojke çdo here. Ka dit ku mi gjete, e sidomos ata topat e TIGRIT. Vëllaun e ka pas futballer te mire.

Familje shumë shumë e gezume. Ka qene kënaqesi me shku te tezja Maki e axha Avdush. Muhabeti kurrë nuk asht harxhue ne ate shtepi.

Eeee vakt o vakt po kujtime t’mira kemi kalldrëmxhinjtë e shehrit.

Sabit, te falemnderit qe na bane pjese te avanturave tua. Edhe Dilingeri ta kishte pas zili.

Tung kudo qe pushon kojshi. Ke qenë i pazavendësushem”, ka shkruar Behxheti. /Mediafokus.info