Efekti i dronit, policia shqipton mbi 1 mijë e 200 gjoba në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se në javën e fundit ka gjobitur 1 mijë e 296 qytetarë për mosrespektim të rregullave në komunikacion.
Drejtoria ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

