Egjipti e vazhdon për tre muaj gjendjen emergjente shëndetësore

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Siri, të martën dha urdhër për vazhdimin e gjendjes emergjente edhe për tre muajt e ardhshëm duke e arsyetuar atë me situatën shëndetësore dhe aspektin e sigurisë.

Egjipit ka qenë nën gjendje emergjente që nga prilli i vitit 2017, kur dhjetëra persona ishin vrarë në shpërthimet në kisha, përgjegjësinë për të cilat e kishte marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Zgjatja e re e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme vjen në kohën kur vendi afrikan me popullsinë më të madhe në këtë kontinent po përballet me koronavirusin, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në dekretin presidencial, të publikuar në gazetën zyrtare, thuhet: “Duke e marrë parasysh situatën shëndetësore dhe të sigurisë, gjendja emergjente është shpallur në tërë vendin për tre muaj duke filluar nga e marta, 28 prill.”

Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë i ka regjistruar 4,782 raste të koronavirusit dhe 337 të vdekur. 1,236 pacientë janë shëruar. Këto shifra janë mjaft të ulëta në krahasim me numrin e popullsisë prej 100 milionë njerëzve.

Gjendja emergjente i jep policisë kompetenca të gjera për arrestim dhe mbajtje si dhe i kufizon disa të drejta kushtetuese, siç është liria e shprehjes dhe e drejta për t’u tubuar./mediafokus.info