Egli Tako: Nëse nuk shpallem finaliste, lë menjëherë shtëpinë e “Big Brother”

Gjatë një bisede me banorët, ajo tha qartë se, nëse nuk arrin të shpallet finaliste, do të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.

“Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë”, u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë – është një kusht.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur loja po bëhet gjithnjë e më intensive dhe banorët ndihen nën presion.

Me këtë qëndrim, Egli tregon vendosmërinë e saj për të mos qenë thjesht pjesë e spektaklit, por për të shkuar deri në fund.

A do ta mbajë fjalën nëse nuk arrin finalen? Mbetet për t’u parë.