Egzona Ajeti, shqiptarja që vozit autobusin në Cyrih

Egzona Ajeti është një shofere autobusi që punon për VBZ, një operator i transportit publik në qytetin e Cyrihut.

32-vjeçarja e ushtron këtë profesion prej dy vitesh e gjysmë, pasi puna e mëparshme nuk e ka bërë të lumtur.

Ajo flet për jetën e saj të përditshme në punë: “Me kalimin e kohës, është njësoj si të ngasësh një makinë”.

Një në tre shoferë autobusësh në Zvicër së shpejti do të pensionohen.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është një çështje e përsëritur.

Si rezultat, linjat duhej të pezulloheshin përkohësisht në lokacione të ndryshme në Zvicër.

Sipas zëdhënësit për media të VBZ, kompania transportuese e Cyrihut (VBZ) aktualisht është në pozicion të mirë në këtë drejtim.

Storia është realizuar nga SRF News, mediumi publik i Zvicrës në gjermanisht.