Ekipi mjekësor ushtarak vjen nga Italia për COVID-19

Një ekip mjekësor ushtarak nga Italia, me përvojën e tyre do të ndihmojnë kolegët kosovarë në trajtimin e të infektuarve me Covid 19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin, Avdullah Hoti, Komandantin e KFOR-it, Michele Risi, ambasadorin Nicola Orlando dhe Valbon Krasniqin u.d i drejtorit të SHSKUK-së, kanë pritur ekipin.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bashkë me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, Komandantin e KFOR-it, z. Michele Risi, ambasadorin z. Nicola Orlando dhe z. Valbon Krasniqin u.d të drejtorit të SHSKUK-së, ju dëshiruam mirëseardhje profesionistëve shëndetësorë nga Italia të cilët për dy muaj do të qëndrojnë në Kosovë.

Ekipi mjekësor ushtarak nga Italia, me përvojën e tyre do të ndihmojnë kolegët kosovarë në trajtimin e të infektuarve me Covid 19.

Italia çdo herë ka treguar gatishmëri për të ndihmuar Kosovën, edhe në këtë situatë të rëndë globale në luftimin e pandemisë të shkaktuar nga virusi covid-19.

Jemi falënderues për mbështetje që marrim nga shtetet mike. Faleminderit Itali, faleminderit popull italian!