Ekipi nga Kosova shpëton edhe një 29 vjeçare, aparaturat sinjalizon rrahje zemre nën rrënoja
Teksa po vazhdojnë angazhimet në ndihmë të kërkim-shpëtimit në Turqi, shoqata e kërkim-shpëtimit nga Kosova ka arritur ta nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga rrënojat.
Lajmi është bërë i ditur për Klankosova nga Fanol Shala, anëtar i kësaj shoqate.
“Gjatë ditës së sotme kemi arritur që ta nxjerrim të gjallë një 26-vjeçare. Këtë e kemi arritur me asistencën e ekipeve turke. Ajo është dërguar me autoambulancë në spital”, tha Shala.
Derisa sipas tij, gjatë ditës i kanë nxjerr tetë trupa të pajetë, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë ditës kemi arritur që t’i nxjerrim 7-8 trupa të pajetë. Aktualisht kemi dyshime se nën rrënoja janë edhe katër trupa të pajetë, por në bazë të aparaturës që kemi po sinjalizon për rrahje të zemrës. Pra, mund të jetë edhe dikush i gjallë”, tha ai.

