Ekskluzive: I iku Policisë dhe shkaktoi aksident në Gjilan, ky është i dyshuari që ndodhet në arrati
Dje rreth orës 22:00 të mbrëmjes një person nuk i është bindur urdhrave të Policisë së Kosovës në Gjilan, i dyshuari nuk e ka ndaluar veturën, ku gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se personi i cili nuk u ndalua në pikën e kontrollit të Policisë është Butrint Brestovci – i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Gjatë kontrollimit të veturës nag ana e Policisë është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.7 gram e ndarë në nëntë 9 paketime, dhe para të gatshme.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe se rasti është nën hetime.
Sinjali do t’iu mabjë të informuar për çdo risi nga ky rast.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

