Ekskluzive: Ky është njëri nga të pushkatuarit në m*sakrën e Gjilanit

Familja e Ali Ibrahimit nga Gjilani jeton në Bursa të Turqi prej disa vitesh. Ata kishin përjetuar masakrën e Gjilanit, e cila, sipas historianëve, ishte një nga maskrat më të mëdha ndaj shqiptarëve, pas Tivarit, shkruan Mediafokus.info

Një anëtar i kësaj familje, Fetanetini, ishte njëri nga të pushkatuarit e shumtë në Gjilan, para 82 vjetësh.

Në këto foto të vjetër, por të ruajtur me kujdes nga familja, të cilën e ka siguruar dr Fatmir Selimi, shihen: Jëlldëzja (në këmbë majtas), Sabahettin-Samattini, Nadirja, Fetanetini (djathtas, i pushkatuar në masakrën e Gjilanit).

Kronistë dhe historianë flasin rreth 8 mijë shqiptarë të vrarë e të masakruar në qarkun e Gjilanit, në vitin 1944/45./Mediafokus