Ekskluzive: Mësoni emrat e dy zëvendësministrave nga LDK e Gjilanit
Më në fund ka emra të zëvendësministrave nga LDK e Gjilanit, raporton Mediafokus.info.
Burime të mirëinformuara nga LDK në qendër i kanë thënë Mediafokus.info se Nehat Ramadani është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë.
Ndërkohë, sekretari i Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, i cili është edhe përfaqësues ligjor i Komunës së Gjilanit, është emëruar në njërën nga Ministritë e Kosovës.
Deri tani ka pasur mjaft kritika për mospërfaqësim të Gjilanit në Qeverinë e udhëhequr nga Abdullah Hoti.
Ndërkohë, të martën pritet të bëhen publike emërimet e reja nga ana e kryeministrit, Abdullah Hoti./Mediafokus.info/

