Ekskluzive: Vetdorëzohet në polici Liridon Podrimja, me vete në stacion kishte edhe bombën!
Është vetdorëzuar në polici i dyshuari Liridon Podrimja, i cili kërkohej për “kanosje (ndaj personit zyrtar)”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i dyshuari është vetdorëzuar në polici me bombë në dorë.
Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht se personi i dyshuar, për të cilin ishte publikuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët më 12.02.2026 nga drejtoria rajonale në Gjakovë, është vetëdorëzuar më 23.02.2026.
Pas intervistimit dhe ndërmarrjes së procedurave të nevojshme, me vendim të prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe pritet që ndaj të dyshuarit të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore.

