Ekskluzive: Vlera e koeficientit pritet të jetë 103.17
Ligji për Paga tashmë është bërë publik në gazetën zyrtare, por ende nuk dihet zyrtarisht se sa do të jetë vlera e koeficientit. Pritja mund të marrë fund gjatë ditës së nesërme, kanë konfirmuar burime të mirëinformuara për Nacionalen, të cilat po ashtu, kanë treguar se vlera e koeficienti pritet të jetë 103.17.
Zyrtarët publikë pritet shumë shpejt që të mësojnë se sa do të paguhen në fund të vitit, pas një pritje shumë të gjatë përgjatë gjithë muajit janar.
Qeveria në vazhdimësi ka refuzuar të tregojë se sa mund të jetë vlera e koeficientit, megjithatë, Nacionale ekskluzivisht mëson nga burime të shumicës parlamentare se kjo vlerë pritet të jetë 103.17.
Po ashtu, vlera e koeficientit pritet që të bëhet e ditur gjatë ditës së nesërme.

