Eksperti i gjarpërinjve vritet nga kobra derisa përpiqej ta puthte
Një ekspert gjarpërinjsh që pretendonte se ishte imun nga helmi i tyre, humbi jetën pasi u kafshua nga një kobra, derisa po përpiqej ta puthte atë.
62-vjeçari Bernardo Alvarez u vra nga helmi i një kobre në Filipine, ndërsa fqinjët e tmerruar e panë të gjithë ngjarjen.
Alvarez po jepte shfaqje për kalimtarët ndërsa tregonte se e kishte “zbutur” zvarranikun, por kur u zgjat drejt tij për ta puthur, gjarpri e kafshoi në gjuhë.
Të pranishmit u përpoqën ta ndihmonin, por ishte e kotë. 62-vjeçari ndërroi jetë pa mundur të shkonte në spital.

