Ekstradohet nga Franca personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Policia në Viti, në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësite të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, me datën 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të personit A.R. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.

Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.