Elezi: Dy projekte jetike për Livoçin e Ulët u inkorporuan në buxhet me iniciativën time
Ish-kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës, Burim Elezi, ka falënderuar grupin e LDK-së, të cilët, sipas tij, i çuan përpara dy projekte të cilat janë jetike për Livoçin, të cilat ishin iniciativë e tij, duke u inkorporuar në buxhetin për vitin 2026.
Postimi i plotë:
Të dashtun bashkëvendas,
Në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës, përmes Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, me insistimin dhe avokimin tim të drejtpërdrejt, në miratimin e buxhetit për vitin 2026, janë inkorporuar dy projekte për fshatin tonë, Livoçin:
- Riasfaltimi i rrugës “Islam Islami” dhe ndërtimi i trotuarit në Livoçin e Ulët – 63.000€
- Rikonstruktimi i urës (Urës së vjetër) për këmbësorë në Livoçin e Ulët – 30.000€
Këto dy projekte do të realizohen sivjet dhe gjej rastin që ta falënderoj Grupin e Këshilltarëve të LDK-së që pa hezitim i çuan përpara këto projekte kaq jetike për fshatin tonë.
Gjatë vitit 2026 do të punojmë intensivisht për projektin e studimit të fizibilitetit të shtratit të lumit si dhe do ta shtyejmë edhe projektin për ndërtimin e shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit”.
Jo veç kur janë në pyetje votat, siç jam zotuar, unë do të jem zani ma i fuqishëm i juaji për projektet që ua bëjnë jetën më të mirë.
Unë veç sa ja kam nis…

