Elhami Shabani beson se do të kualifikohet në Olimpiadën ‘Tokio 2020’
Karateisti i njohur kosovar, gjilanasi Elhami Shabani, është optimist se do të kualifikohet në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Shabani thotë për Mediafokus.info se turneu Paris Open, i cili mbahet në maj, është një mundësi e madhe për ta bërë hapin më të madh të karrierës së tij.
“Gara për Paris Open është një mundësi e artë për të fituar normën Olimpike, që do të thotë kualifikim në Olimpiadën ‘Tokio 2020’. Natyrisht, është rrugë shumë e vështirë, por besoj që mund t’ia dale të që jem në Tokio”, thotë Shabani për Mediafokus.info.
Për ta arritur këtë, ai pret mbështetje të madhe prej Komunës së Gjilanit.
Turneu kualifikues Paris 2020, mbahet prej 8-10 maj të këtij viti. Për të marrë pjesë në këtë garë, garuesit tanë duhet të jenë në mesin e top 50 garuesëve më të mirë në kategori në renditjen botërore.
Deri në përundim të kualifikimit olimpik mbeten edhe garat tjera si në Dubai, Salzburg, Rabat, Madrid e Moskë./MediaFokus/

