Eliminohet Majlinda, trajneri Kuka bën një postim emocionues

Majlinda Kelmendi ka dështuar ta tregojë suksesin që e arriti në Lojërat e kaluara Olimpike.

Ajo u mund qysh në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Trajneri Toni Kukës bëri një shkrim emocionues pas eliminimit të Majlinda Kelmendit:

“Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lart se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit shqiptar!

Zoti ta ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.

Kokën lart Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit!”