Eliza Hoxha ia thotë në sy Graincës: Ktheje mandatin e vjedhur të deputetit
“Sot dua të flas me Adelina Graincën” – Eliza Hoxha kërkon kthimin e mandatit nga deputetja që iku nga PDK
Kështu deklaroi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në Kuvendin e Kosovës.
Sot dua të flas me Adelinën dhe për Adelinën. Se a është e drejtë për një deputet të shkojë nga një subjekt në tjetrin, nuk dua të ndalem, por mënyra se sib ëhet, kur bëhet ka një rëndësi të veçantë për shkak të elektoratit që përfaqëson, Të thuash se nuk ke hapësirë kur hapësira të është dhënë të bëhesh deputet me votat e një partie, kjo nuk qëndron. Tani je në Kuvend, mund ta përdorësh hapësirën e njëjtë, e ke mikrofonin që mund ta përdorësh. Ne në PDK kemi diskutuar për mungesën e hapësirës që ka thënë ajo, hapësirën e keni pasur këtu, nuk e keni shfrytëzuar. Ne kërkojmë kthimin e mandatit të vjedhur. PDK nuk njihet që ka linçuar njerëz dhe për mbishkrime në murin e dikujt. Këtë e ka bërë partia e cila gjatë ka qëndruar në opozitë. Ju kujtoj disa: Linçimet ndaj Valdete Dakës, linçimet ndaj Ganimete Musliut, linçimet ndaj Edita Tahirit, ju keni dhunuar ambasadoren amerikane. Të lutem ktheje mandatin e PDK-së”, ka thënë Hoxha.

