Elmina Mahmuti largohet nga pozita e Drejtoreshës së Policisë në Gjilan

Kolonele Elmina Mahmuti, Drejtoreshë e Policisë në Rajonin e Gjilanit, është larguar nga kjo pozitë.

KALLXO.com mëson se ajo do të vendoset në pozitën e këshilltares. Vendimi për lirimin nga pozita e Drejtoreshës së Policisë në Rajonin e Gjilanit është marrë gjatë ditës së sotme.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me Elmina Mahmutin, e cila ka konfirmuar vendimin për largim nga detyra e drejtoreshës.

“Po është e vërtetë. Pak më herët e mora edhe vendimin. Do të jem këshilltare e drejtorit të ri të policisë në Gjilan. Për mua nuk është problem, sepse është kohë e gjatë edhe mosha edhe është kohë e gjatë në krye të policisë”, tha shkurt Mahmuti përmes telefonit.

Drejtorët rajonal të policisë, emërohen dhe lirohen nga detyra me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.