Elona Sadiku, një befasi e këndshme për mysafirët e huaj në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Pika kulmore e hapjes së punimeve të Seminarit ishte momenti kur në skenë doli këngëtarja e re operistike, bashkëvendësja jonë Elona Sadiku (meco-soprano), në përcjelljen e pianistes Arita Bajraktari.

Pas koncertit pata rastin të dëgjoj përshtypjet e mysafirëve të pranishëm në të dalë nga salla.

-Fillimisht paksa kisha një hezitim, por më pushtoi që në tingujt e parë…! Ishte e mrekullueshme! – fliste me frymëzim një prej mysafirëve nga Sankt Peterburgu.

-Kjo vajzë më ka befasuar, si mund ta nxirrte gjithë atë zë nga ai trup aq i njomë! rekullia vetë!

Përshtypja ime nga këndimi i Elonës ishte tronditës!

Këndimi ishte çuditërisht i saktë. Jo në kuptimin e skatësisë teknike (këtë nuk mund ta vlerësoj), por në kuptimin e asaj saktësie, kur çdo notë realizohet ashtu sikur vetëm kështu edhe mund të këndohet dhe assesi ndryshe.

Të lumte Elona! I ke merituar duartrokitjet frenetike. Të uroj shëndet dhe shumë suskese në rrugëtimin “e vështirë” me këngën! /Selim Sylejmani/