Elvisi e lëshon ‘udhën e Zotit’, hap dyqan syzesh

Hoxha dhe humanisti Elvis Naçi e ka lëshuar ‘udhën e Zotit’ dhe ka hapur një dyqan syzesh në Tiranë, që duket super luksoz. 

Njoftimin e ka bërë vetë Elvis Naçi:

“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”.

Por, hapja e dyqanit të syzeve nga hoxha dhe humanisti po shihet si devijim i tij nga ‘rruga e Zotit’.

Lajmi është pasuar me një varg kritikash në rrjetet sociale.

Njëra nga ta ka komentuar:

“Euuuu breee. Avv.. Per cdo blerje te syzeve nje euro shkon per te varferit a po?

Locka sa i mire qe osht!

Jo vec ky. Po shume tjere keqperdorin fene e gjithcka qe ju del perpara per perfitime te veta. Pak para do kohe pash nje qe e knojke Kuranin ne fb se qysh fale bleresve i ka ece biznesi mire edhe ka punesu njerez. Ju thojke, ju i keni punesu tu ble.. edhe knojke dove.

Tash edhe Elvisi del me naj fetva, qysh sben me ble ne lokale tjera vec te ky.. shkaku i fese de”.

Megjithatë, bamirësia e tij është shumëfish më me vlerë dhe më e madhe se çdo ‘mëkat’ që mund të bëjë një qenie njerëzore.