Emër që s`vdes kurrë
Sabedin Sherifi
(Abdullah Tahirit – Komandantit të Parë të Karadakut)
Në zemrën e Karadakut u ngrit një burrë
me pushkë në dorë e zemër të dëlirë
Abdullah Tahiri – emër që s’vdes kurrë
flakadan i lirisë, udhërrëfyes dhe tribun.
Komandant i parë në fushën e betejës
i dha zë pushkës, i dha frymë shpresës
me trimat e tij në mal e në fshat
ngriti krenarinë mbi çdo gjurmë gjak.
Ai nuk fjeti, kur vendi digjej
as loti s’i ndali, as kërcënimi s’e thyente
besnik i tokës, i flamurit, i gjuhës
udhëheqës i shpresës nën hijen e plumbit.
Ra për të mos vdekur, u bë udhë
shkroi me gjak historinë e Kosovës së re
komandant i Karadakut – trim i epokës
jehonë në mal, në zemër të Kosovës.

