Emërimet e fundit nga Kurti – Shpërblen donatorin e partisë dhe ish-kandidatin për asamble nga VV-ja

Pavarësisht se sa ishte në opozitë kritikonte ashpër punësimet dhe emërimet partiake në insitucione shtetore, Kryeministri Albin Kurti vetëm javën e fundit, ka rahatuar në pozita të rëndësishme të paktën dy persona që kanë lidhje me partinë e tij. I pari është Hasan Krasniqi ish-kandidati për asmable në Gjakovë, u rahatua në krye të ujësjellist Gjakova. Ndërsa i dyti donator i partisë, Fadil Bejta u emëru kryesues i bordit të Postës së Kosovës.

Të mërkuren rendi i erdhi të rahatohet në një pozitë publike, donatori i partisë në pushtet Lëvzjes Vetëvenedosje.

Kabineti Qeveritar i drejtuar nga Albin Kurti, emëruan Fadil Bejtën, kryesues të bordit të Postës së Kosovës.

Bejta është donator i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që sot është në pushtet. Ai figuron në listën e donacioneve për Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet nacionale të vitit 2021, shkruan Gazeta Insajderi.

Një herë 1000 euro, e një herë tjetër 50 euro, kryesuesi i bordit i kishte dhënë për Vetëvendosjen, që sot udhëheqë vendin.

Angazhimi i Bejtës në donatcionet për VV-në, në listën e donacioneve për VV-në shihet se ai ka dhënë dy herë para, më 2 dhe 12 shkurt të vitit të kaluar.

Vetëm një javë më herët në krye të bordit të përkohshëm të Ujësjellësit Gjakova, ka bërë kryeshef ekzekutiv biznesmenin e afërt me Mimoza Kusarin, Hasan Krasniqi. I njëjti po ashtu ka qenë kandidatë për Asamble Komunale në Gjakovë, në listën Vetëvendosjes në zgjedhjet e tetorit 2021, është zgjedhur zyrtarisht në pozitën e Kryeshefit, të enjten e 13 janarit.

Kurse më herët ka qenë asamblist i Alternativës së Mimoza Kusarit edhe në vitin 2017.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi, Hasani sipas vendimit të bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje është zgjedhur si kandidati me pikët maksimale.

Hasani, ka në pronësi kompaninë e udhëtimeve “Shpat Tours”. Kjo kompani njihet për udhëtime të shumta në vendet të ndryshme turistike në botë, duke përfshirë Zanzibarin, Ishujt Maldive, Egjiptin, Turqin etj.