Emigranti palestinez sulmon zyrtarin policor
Një palestinez ka sulmuar zyrtarin policor të Kosovës, pasi që ishte arrestuar për vjedhje. Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar&vjedhje e rëndë në tentativë.
Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.10.2020-21:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.
Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper.
Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

