Emigranti shqiptar rrëzohet nga skelet dhe merr lëndime të rënda trupore
Një emigrant shqiptar ka rënë nga skelet në një kantier ndërtimi në Malta dhe ka përfunduar në spital.
Mediet vendase bëjnë me dije se shqiptari 46-vjeçar ka marrë lëndime të shumta trupore.
Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, 28 shtator rreth orës 15:15 në Triq FC Bourlemaque, Birżebbuġa.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes. (foto ilustrim)

