Emrin e tij s’e merr dot asgjë
Para katër vitesh u nda nga jeta mjeku Nisret Hajrullahu, një njeri, një personalitet e profesionist i veçantë.
‘Emrin e tij s’e merr dot asgjë sepse nga të gjithë vdekatarët, fare pak ia dalin të bëhen të mëdhenj e të pavdekshëm’ – kishte shkruar në një përkujtim për Hajrullahun, miku dhe kolegu, dr Xhemajl Salihu.
Mbrëmjen e atij muzgu na e prishi lajmi i rëndë rrufe qe na e ndau frymen në gjysmë – lajmi se mbetem pa shokun tonë të dashur, dr Nisretin.
Që atëherë, çdo ditë po jetojmë me kujtimet me te mira per të.
Ishte më i veçanti nder ne. Shok i fjalës, i mirësjelljes, profesionist i perkushtuar, kreativ e faqebardhê.
Emrin e tij s’e merr dot asgjë sepse nga të gjithë vdekatarët, fare pak ia dalin të bëhen të mëdhenj e të pavdekshëm.
E prej ketyre vetëm njerëzit si shoku ynë mbeten misionarë edhe nga pesha e veprës e edhe nga ajo e personalitetit. /Retro/Mediafokus

