Endrit Thaçi mbush 23 vjet: Kur linda ishte kohë lufte, babanë nuk e kisha afër

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot i mbush 23 vjet.

Ai sot, në ditën e tij të veçantë, ka bërë një dedikim emocionues për babanë e tij.

Thaçi tha se pikërisht në ditën kur lindi ishte kohë lufte dhe babanë nuk e kishte afër.

E i njëjti fat po e përcjell atë edhe sot sikur para 23 vjetësh.

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, që nga nëntori i vitit 2020, gjendet në Hagë, duke u gjykuar për krime të luftës.