Ëndrra e axhës Ferat për dashnoren që nuk ekzistonte
Sylë E. Shabani ka postuar një peizazh me borë prej Zarbincës, të cilin e ka shoqëruar me një rrëfim interesant.
Axha Ferat netëve të gjata të dimrit e ëndërronte një dashnore që nuk ekzistonte fare.
Pasi dashnorja nuk ekzistonte, nuk kishte as shpresë për me takue. Ishte si me u mat me hijen.
Megjithatë ai e këndonte përmallshëm këngën ,,mu ba zemra si dëborë, kur më ra ndërmend për ty”.
Dëbora ishte gjithkund aty përreth, e ftohtë, e bukur, mospërfillëse, por dashnia nuk ishte askund.(foto Elbasani). /Mediafokus/

