Enis Rama: Nuk bëhet Bajram me të vdekurit

Enis Rama, kreu i BIK-ut për Mitrovicën, ka folur në Frontal të T7 për festën e Bajramit.

Hoxha i Mitrovicës ndër të tjera ka shpjeguar një karakteristikë të familjeve shqiptare gjatë festës së Bajramit, për të cilën mendon se është e pasaktë.

Ai ka deklaruar se vizita e varrezave për Bajram është e papërshtatshme dhe në kundërshtim me qëllimet e festës.

“Nganjëherë njerëzit bajn veprime që e prishin atmosferën e gëzimit. Një prej atyre është, unë e di që është traditë te na dhe nuk po di me hy në plagë të askujt, mos te keqkuptohem, por vizita të varrezat për Bajram nuk është e duhura.”, tha Rama në ‘Frontal’.

“Unë mendoj se nuk është në përputhje me objektivin e Bajramit.”