Era e fortë thyen xhamat e një ndërtese në Gjilan
Një grua në Gjilan, përpak ka shpëtuar pa lëndime nga përplasja e një dritare në një objekt dykatesh, e cila është thyer nga era e fortë.
Kalimtarët e rastit kanë thënë se era e fuqishme ka përplasur dritaret e hapura dhe si pasojë xhamat janë thyer dhe kanë rënë në rrugë, ku përpak nuk ka pësuar një grua.
Po ashtu janë rrezikuar edhe lokalet poshtë kësaj ndërtese publike.
Në atë objekt, javë më parë kishin filluar disa punime për renovim, por ato janë ndërprerë shkaku se bëhet fjalë për një objekt të vjetër, ku nuk lejohet ndërhyrja pa leje të veçantë.
Punëkryesi, kur është tërhequr, duket se nuk ka qenë i kujdesshëm sa duhet dhe i ka harruar dritaret e hapura. /Mediafokus.info

