Erë pranvere, temperaturat shkojnë deri në 18 gradë në fundjavë
Mot me diell pritet këtë fundjavë në vend, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Parashikimi i motit për vikend (14 & 15 mars 2026)
E shtunë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale -1 deri 1 C – maksimalet – 15-18C.
Era nga veriperëndimi, shpejtësia 1-3m/s.
E diel – mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale -1 deri 1 gradë Celsius, maksimalet – 15-18 gradë Celsius.
Era nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.

