Erërat e forta e çojnë në Shqipëri parashutistin nga Maqedonia e Veriut

Policia e Shqipërisë ka ndihmuar një sportist të Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë duke flutuar me paraglajder.

Policia ka bërë të ditur se parashutisti ishte ngritur në fluturim porse, për shkak të erërave të fuqishme, ka devijuar fluturimin.

Policia shqiptare ka thënë edhe se sportisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai është dërguar në pikën kufitare në Qafë Thanë ku pastaj ka kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi:

Policia Kufitare i shkoi në ndihmë një sportisti të Maqedonisë së Veriut, që fluturonte me paraglajder.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Qafë Thanë, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.