Ermal Demiri nga Gjilani – pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike” – por cili është pengu i tij i madh
Ermal Demiri nga Gjilani është pjesëmarrës në “Kënga Magjike”, një festival ky prestigjioz kombëtar, i cili mbahet në Tiranë.
“Një ëndërr e fëmijërisë u bë realitet… Kënga ime “Për ty e për mu” është tashmë pjesë e Festivalit “Kënga Magjike 2025” – tha për Mediafokus 23-vjeçari Ermal Demiri.
Ai e cilëson këtë një rrugëtim të bukur që nis nga zemra dhe përfundon në skenë, siç është skena gjigande e Kënga Magjike.
Demri ka marrë pjesë, si përfaqësuesi i parë i Kosovës, edhe në festivalin ndërkombëtar në Kazakistan si dhe në një festival tjetër në San Marino.
Pengu i tij më i madh është babai, i cili nuk mund ta shoh në këtë skenë madhështore, sepse ai është i verbër.
“Babai nuk ka pasur fatin të më shoh fizikisht, sepse ai e ka humbur shikimin para se unë të vij në jetë, por e di që më ndjek dhe më ndjen me zemër”, thotë Ermali.
Të gjitha sukseset e tij, Ermali ua dedikon prindërve të tij, të cilët bënë të gjitha sakrificat që fëmijëve të mos iu mungojë asgjë në jetë.
Mediafokus i uron suksese Ermalit në “Kënga Magjike”./Mediafokus

