Escobar: SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në veri
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se SHBA-të do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve në katër komuna në veri të Kosovës, edhe pse serbët do t’i bojkotojnë ato dhe u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucione.
Escobar për Tanjug, i pyetur nëse zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë ato, tha se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në çdo rast.
“I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ne kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar.

