Escobar: SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me të dërguarin e posaçëm të ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Në këtë takim i njoftova ambasadorët për reformat në ekonomi dhe drejtësi. Sundimi i ligjit mbetet prioritet i Qeverisë sonë”.

Kryeministri Kurti thotë se Qeveria mbështet dialogun parimor dhe të balancuar ku do të përfitonin qytetarët e të dy vendeve.

“Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, të mbeten të pacënuara”.

Lajçak në fjalën e tij tha se vizita e tij bashkë me Escobarin është mesazh se BE e SHBA ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me të ardhmen e rajonit.

“Do të jemi deri të mërkurën dhe deri atëherë shpresojmë se do të kemi një fotografi më të qartë për të ardhmen”.

Gabriel Escobar ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ju keni këtu një partner solid dhe mik të mirë”, deklaroi Escobar./Telegrafi/