Eskalon greva e mësuesve – tentojnë ta sulmojnë Jasharajn

Përplasje brenda sindikatës së arsimit, disa mësues kërkuan listim të mësimdhënësve pro dhe kundër fillimit të procesit mësimor, shkruan Insajderi.

Disa mësues janë deklaruar kundër grevës dhe pikërisht këtu ka filluar përplasja edhe verbale derisa Këshilli Grevist ishin duke e lëshuar klasën nga shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Disa prej tyre i janë ‘hasuar’ kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Një i moshuar që u deklarua si mësues, shihet teksa e pret Jasharajn tek dera derisa i drejtohet me fjalët “oh armik, oh armik” reagimet kanë qenë të menjëhershme “qysh more me na sulmu mësuesin”, dëgjohet duke i thënë njëri prej tyre personit që deshi ta sulmojë Jasharajn.

Rrahman Jasharaj është larguar nga vendi i ngjarjes.