Eskalon Peci, e quan “pishpirik” Lumir Abdixhikun!

Kryetari i GUXO-së, njëherësh ministër në Qeverinë Kurti, Faton Peci ka adresuar kritika në drejtim të Lumir Abdixhikut, i cili e quajti “të paedukatë” Donika Gërvallën.

Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’.

Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja.

E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare.

A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!

Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari: Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë: familja e fortë e shqiptarit, ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, ⁠lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe ⁠flijimi i familjes Jashari.

Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim.

Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!