Eskalon protesta në Tiranë: Qëllohet me grusht Sali Berisha

Protesta e cila po zhvillohet në Tiranë nga liderët e opozitës, raportohet se ka eskaluar, ku një person ka goditur me grusht në fytyrë, ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishen, shkruan Metro.

Teksa kanë qenë duke ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, Sali Berisha së bashku me Ilir Metën, një person i është ofruar ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës, duke e goditur me grusht në fytyrë nga një person i paidentifikuar.

Protestuesit janë përfshirë në një konflikt në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Edhe bodigardi i Sali Berishës ka ndërhyrë për t’i ndarë.